Deputetët e PS propozojnë sot emrat për presidentin e ri, Balla: Nesër presim propozimet e shoqërive civile

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS ka thënë se nesër priten dhe propozimet e shoqërisë civile, në lidhje me propozimin për kandidatët për presidentin e ri. Ndër të Balla tha se shpresojnë që presidentin ta zgjedhin që në raundin e parë.

“Pjesë është edhe publiku. Nuk e fsheh, eksperienca shembullore që erdhi nga Këshillimi Kombëtar me një pjesëmarrje përtej pritshmërive të qytetarëve, besoj që na ka dhënë leksionin e duhur për të ndryshuar qasjen me konsultimin e publikut. Dje kemi njoftuar një adresë emaili, që është 30 vjeçare e jona. [email protected]. Deri sot në mëngjes kanë ardhur mbi 100 propozime. Besoj që me tre kryetarët e grupeve të opozitës do të dakordësojmë kalendarin.

Nëse do të vihet me propozim që kalendari të shtyhet me disa ditë, mendoj që duhet të biem dakord për kalendarin. Jam i gatshëm që me komisionin që kemi ngritur të biem dakord me kandidatin për President. Nesër, po në këtë sallë ne kemi ftuar një pjesë të mirë, ftesa është e hapur për organizatat e shoqërisë civile. Kemi bashkëpunim me organizatat të integruara në BE. Edhe shoqatat e shoqërisë civile të vijnë me propozimet e tyre. Deri në fund të përfundojmë procesin që Presidentin ta zgjedhim që në raundin e parë”, tha Balla.

Zjarr Tv Ad