“Deputetët kanë humbur besimin”, Besnik Mustafaj: Basha me refuzimin për të dorëheqjen tregon se është i kapur

0
84
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Jashtëm i Qeverisë Berisha, Besnik Mustafaj ka folur në lidhje me thirrjen e deputetëve të PD, që Luzlim Basha të japë dorëheqjen.

Mustafaj tha se deputetët e kanë humbur besimin  te Basha, teksa tha se këmbëngulja për mos u larguar tregon se ai është i kapur.

I pyetur nga gazetarja nëse ish-kryeministri Sali Berisha mund të kandidojë për kreun e PD, ai tha nuk ka asnjë që mund ta ndalojë nëse ai do të kandidojë.

“Kanë humbur durimin, ose e kanë humbur dhe shpresën se Basha realisht do të marrë vendimin e dobishëm për PD që është dorëheqja e tij. Nuk është më forcë opozitare. Deri më tani kam pasur mëdyshjet e mia, por asnjëherë nuk kam dhënë me siguri. Basha me këtë këmbëngulje dhe sjellje jo politike, duke refuzuar dorëheqjen më ngjall bindjen se është i kapur dhe vendimin nuk e merr dot vetë.

Nuk ka askush ti thotë Berishës mos garo, nëse ata besojnë se nuk e meriton Berisha, atëherë ata duhet të bëjnë fushatë që tani deri në 30 prill për të bindur demokratët që mos ta votojnë” tha ai ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad