Deputetët kthehen në Kuvend, në rendin e ditës projektligji për zhvillimin e integruar rajonal dhe ndërtimin e urës mbi lumin Buna

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetët e Kuvendit kthehen ditën e sotme në Kuvend, ku në rend dite janë një sërë çështjes që do të diskutohen dhe më pas të kalojnë për votim.

Seanca do të nisë në orën 10.00 dhe pritet të miratohen dy projektligje të cilat kanë të bëjnë me ratifikimin e marrëveshjeve për zhvillimin e integruar rajonal dhe ndërtimin e urës ndërkufitare mbi lumin Buna.

Rendi i ditës:

Mbledhjen e Kuvendit në seancën plenare të datës 18.5.2023, ora 10:00. II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 13.4.2023.

Njoftime.

Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë (Huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KFË Frankfurt am Main (KFË) e Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH), (“Agjencia e zbatimit të projektit”), për projektin “Zhvillimi i integruar rajonal””””.

Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi, për ndërtimin e urës ndërkufitare mbi lumin Buna/Bojana.

III. Ngarkohen Shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

Zjarr Tv Ad