Deputetët mblidhen sot në Kuvend, në rend dite paketa fiskale dhe buxheti 2023

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme pritet që të mbahet seanca e radhës në Parlament ku në rend dite janë diskutimet mbi paketën fiskale dhe buxhetin e vitit 2023.

Diskutimet do të nisin me projektligjin “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”. Projekt-paketa e vitit 2023 unifikon akcizën për Birrën (prodhues vendas e të huaj), pavarësisht sasisë së prodhimit.

Projekt-paketa e vitit 2023 unifikon akcizën për Birrën (prodhues vendas e të huaj), pavarësisht sasisë së prodhimit. Akciza do të jetë nga 360 lekë/HL, në 710 lekë/HL/shkallë alkoolometrike.

Tani prodhuesit me kapacitet prodhimi nën 200 mijë hektolitra paguajnë 15 lekë akcizë për litër, ndërsa mbi këtë kufi 30 lekë për litër.

Në rend dite do të diskutohet edhe projekt buxheti për vitin 2023. Të ardhurat në vendin tonë për vitin 2023 parashikohet të jetë në nivelin 631. 7 miliard lekë, ku 475 miliard lekë të ardhura do të vijnë nga qeverisja qendrore, ndërsa 65 584 milionë lekë nga pushteti lokal.

Zjarr Tv Ad