Deputetët me më pak vota që do të hyjnë në Kuvend, në listë edhe Monika Kryemadhi, Vangjel Dule e Najada Çomo

0
155
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në zgjedhjet e 25 prillit qytetarët shqiptarë kishin mundësi të votonin jo vetëm për partinë, por edhe për kandidatin e preferuar.

Por në Parlamentin e ri që do të mblidhet në shtator, nuk do të shkojnë deputetët që morëm më shumë vota personale, pasi disa prej kandidatëve kanë përfituar nga pozicioni që ishin renditur në listë, duke fituar mandatin dhe duke lënë jashtë kolegët e tyre me më shumë vota.

Gertjan Deda i PSD në Tiranë arriti të merrte vetëm 692 vota, por ia doli të merrte mandatin e dpeuteti, falë edhe tërheqjes së Tom Doshit. Ai ëhstë kandidati me më pak vota personale që ka arritur të zgjidhet deputet në legjislaturën e ardhshme.

Mes 10 të parëve me më pak vota, i treti renditet kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, i cili ishte i renditur i 11-ti në listën e koalicionit PD-AN dhe arriti të merrte vetëm 848 vota personale, por asnjë prej kandidatëve të koalicionit nuk arriti të thyejë listën, duke bërë që Dule të përfitojë dhe të lërë jashtë parlamentit edhe kandidatë të tjerë që morën mbi 5000 vota.

Në listën e më pak të votuarve është edhe Monika Kryemadhi, pasi kryetarja e LSI-së arrriti të merrte vetëm 1771 vota në Tiranë, por e fitoi mandatin flaë renditjes si e para në listën e kryeqytetit.

Partia socialsite në këtë listë përfaqësohet nga Profesoreshë Najada Çomo, që mori 1583 vota personale, por fitoi mandatrin si e renditur e dyta në listën e Ps në Tiranë.

10 deputetët më pak të votuar që do të jenë pjesë e Parlamentit të ardhshëm:

Gertjan Deda (PSD – TIRANE)                                                 692 VOTA

Meri Markiçi (PSD – SHKODER)                                             749 VOTA

Vangjel Dule (PD – TIRANE)                                                    848 VOTA

Gledis Çeliku (PSD – SHKODER)                                             949 VOTA

Eralda Bano (PD – FIER)                                                          1295 VOTA

Emilja Koliqi (PD – SHKODER)                                                1364 VOTA

Klajda Gjosha (LSI – TIRANE)                                                  1445 VOTA

Najada Çomo (PS – TIRANE)                                                  1583  VOTA

Sorina Koti (PD – KORÇE)                                                       1622   VOTA

Monika Kryemadhi (LSI – FIER)                                              1771 VOTA

Flutura Açka (PD – ELBASAN)                                                 1793 VOTA

Zjarr Tv Ad