Deputetët përleshen keq në Kuvend duke u hedhur njëri-tjetrit zorrë derri

0
49

Në Tjavan deputetët e opozitës, u kanë hedhur kolegëve të tyre të mazhorancës zorrë derri, pas një përplasje që ndodhi këtë të premte në Parlament.

Debati ka nisur pasi opozita, ka kundërshtuar vendimin e qeverisë, për të lejuar importin e mishit të derrit nga SHBA.
Sipas tyre, ky mish përmban raktopaminë, një lëndë e ndaluar në Tajvan dhe Bashkimin Europian, sepse rrezikon shëndetin e njerëzve.

Partia në pushtet, i ka mohuar akuzat dhe ka bërë thirrje, që të bëhet debat racional.
Këto përplasje në Parlamentin e Tajvanit, nuk janë diçka e re, pasi hera herës ligjvënësit, kanë bërë debate të ashpra mes tyre.