“Deputetët si inspektorë tatimesh”, Balla zihet ngushtë kur pyetet nëse do i binte më lirë pazari në Tiranë se në Fier

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot mbledhjen me grupin parlamentar nga ku i është lënë detyrë çdo deputeti të PS-së që përgjatë fundjavës duhet të jetë prezent në territor në zonën e tij elektorale.

Pjesë e diskutimeve ka qenë seanca plenare e të enjtes.

Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla, i cili ka inspektuar vetë çmimet, tha se supermarketet e vendit duhet të kenë të paktën për secilin nga produktet e shportës një ofertë me çmim të gjithëpranuar.

Pyetje: Kanë qenë të frytshme shëtitjet e deputetëve që janë kthyer në inspektorë tatimesh ditët e fundit ndërsa çmimet vazhdojnë të rriten.

Balla: Kam qenë vetë për të bërë dhe detyrën e shtëpisë, për të bërë blerjen e shportës së ushqimeve për familjen time.

Pyetje: Nuk ju binte më lirë të bënit pazarin në Tiranë duke marrë parasysh dhe rritjen e çmimit të naftës?

Balla: Nuk është korrekte kjo. Po ju them se është diçka që e bën çdo deputet i përgjegjshëmn në çdo parlament që njoh unë dhe njoh më shumë se ju.Në kushtet e një lufte abuzuesit mund të jenë të shumtë që nuk respektojnë diçka që është rënë dakord për të pasur në raftet e supermarketeve të vendit të paktën për secilin nga produktet e shportës një ofertë me atë çmim të gjithëpranuar.

Do ju ftoja dhe ju të bëni një verifikim, që të paktën në një raft të një supermaketi të ketë një kg sheqer te 99 lekëshi, një kg miell te 85 lekëshi dhe një liter vaj te 300 lekëshi me kushtet e kësaj lufte që ka goditur gjithë globin dhe Shqipëria nuk mund të bëjë përjashtim. Lufta zhvillohet në Ukrainë por impakti i saj dhe efektet e saj negative janë shtrirë kudo. Në këtë këndvështrim dhe deputetët e PS nuk mund të rrinë duarkryq dhe mos ti bashkohen një nisme që nuk ka shqiptarë dhe shqiptare që se mbeshtet, që qeveria po merr masat e duhura për të qenë vetë në territor për të ngushtuar sa më shumë .

Zjarr Tv Ad