Deputetët të gjithë në këmbë, mbahet një minutë heshtje për Bashkim Finon: E humbëm atëherë kur Shqipëria po fitonte betejën me koronavirus.

0
32

Gjatë senacës plenare ditën e sotme, Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos, deputetit socialist që nuk e fitori dot betejën me koronavirusin.

Nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi u kërkoi të gjithë deputetëve të çoheshin në këmbë dhe të mbanin një minutë heshtje për kolegun, i cili sipas saj, u jepte zgjidhje të gjitha situatave të vështira.

Të gjithë ish deputetët dhe deputetët do ta kujtojë mikun tonë si një koleg të nderuar të respektuar serioz një shok i mirë i cili përballonte me sukses dhe u jepte zgjidhje situatave të vështira që kemi patur në Kuvend dhe jashtë . Korrekt dhe serioz, pak fliste në senancat plenare por ishte shumë i përfshirë në komisione.

Ne të gjithë do ta kujtojmë për seriozitetin profesionalimin dhe kujdesi nqë tregonte për të respektuar figurën e deputetit. Ne e kemi humbur atë atëhere kur Shqipëria po fillonte  të fitonte betejën meCovid. Koleg dhe kolege të nderuar më lejoni të mbajmë një minutë heshtje”, tha Hysi.

Bashkim Fino humbi jetën më 29 mars 2021 pas një beteje të gjatë me koronavirus.