Deputeti Balla ia plas në mes të Kuvendit Rudina Hajdarit:”Fjala më e dobët që ke mbajtur!”

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Numri 2 i PS, Taulant Balla i tha deputetes Rudina Hajdari sot në Kuvend se fjala e saj dje në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, ka qenë më e dobëta që ka mbajtur. Sipas Ballës, Hajdari nuk ka folur aspak për rezolutën sepse s’ia kishte idenë.

“Po diskutojmë për rezolutën e integrimit të Shqipërisë në BE. Kryetarja jonë e komisionit të integrimit europian as nuk foli për rezolutën, se s’ia kishte idenë. Më vjen keq t’ia them si koleg se është fjala më e dobët që ka mbajtur në këtë Kuvend.

Në historinë e këtij Kuvendi kemi mundësi të bëjmë sherre sa herë të doni por jo kur lidhen me rezoluta që kanë të bëjnë me Integrimin e vendit, që do të përkthehen në të gjitha gjuhët.

Unë të mirëkuptoj se vjen nga një fushë që s’ke pasur kurrë lidhje me këtë proces, por dua t’iu kujtoj se i gjithë procesi i stabilizim-asocimit është negociuar nga kryeministrat. Njërin e kemi pas meje, është zoti Majko, pastaj kryeministri Nano që pothuajse e mbylli marrëveshjen.

Nga ai moment Shqipëria nuk bëri më asnjë hap tjetër”, – tha Balla në Kuvend.

Zjarr Tv Ad