Deputeti i PD Dash Sula ka pak më parë në foltoren e Kuvendit dhe ka akuzuar qeverinë për rritjen e çmimeve. Sula ka përmendur dhe kolegun socialist Erion Braçe, duke thënë se ishte i vetmi nga mazhoranca që kishte ngritur zërin për njerëzit.
“Paguhet 105 mijë lekë një kuintal miell. Duna të hanë more njerëzit. Si do ta pjekin bukën, me energji elektrike. Mielli ishte 48 mijë lekë para katër muajsh. Kthehemi të plehrat kimike, 130 kuintali i uresë. Nuk e kam për turp të falenderoj Erion Braçen.
Është i vetmi i mazhorancës që ka ngritur zërin, ia thonë dhe fshatarët atje. Nuk kam asnjë lloj xhelozie. Bravo i qoftë. Jo sot, por e kam respektuar edhe në 2005 dhe në 2013 që ngriti zërin për qytetarët e tij. Kjo është ajo që ne duhet të bëjmë”, u shpreh Sula.