Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Fierit, Luan Baçi, deklaron se e njeh mirë Fredi Alizotin, personi që akuzohet se ka bërë zërin e Agron Xhafës në një videopërgjim, por njëkohësisht edhe personi që deklaroi pak ditë më parë në një tjetër video se eksponentë të lartë të policisë dhe të Partisë Socialiste i kanë ofruar një shumë të madhe parash për të thënë që e e ka manipuluar ai këtë zë.
I ftuar mbrëmë në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, deputeti Baçi tha se i gjithë Fieri e njeh Alizotin si “Fred hajduti” dhe figura e tij është diskretituese në këtë qytet dhe gjetkë e sipas tij policia duhet të mbajë përgjegjësi që ka marrë një hajdut në pyetje.
“Shumë lokale të Fierit e njohin se vete dhe u kërkon ndonjë 10 mijuë lekëshe. Ai është hajdut ordiner. Unë vetë disa herë i kam dhënë para. Më kërkonte lekë dhe i kam dhënë disa herë 10 mijë lekëshë Fred hajdutit, se kështu e njeh qyteti”, tha deputeti Baçi i cili njëkohësisht është edhe kryetari i degës së PD në Fier.
Baçi sqaroi se nuk është e vërtetë që Albert Veliu e ka kunat Alfred Alizotin. “Unë i njoh mirë të dy, sepse e ëma e Veliut është nga Fieri dhe është familje e nderuar, por Babalja nuk ka asnjë lidhje me Fredi Alizotin”, tha Baçi.
Për deputetin demokrat është e turpshme se si politika shqiptare merret duke diskutuar për atë që bën një figurë e tillë e diskretituar në opinionin publik si Alizoti. “Ai endet rrugëve të qytetit dhe për shkak të problemeve të shumta, ndërron shtëpinë disa herë dhe në mënyrë të përsëritur përfundon nga dy herë në javë në polici. Ai është thjesht një hajdut ordiner”, tha Baçi.
Lidhur me videopërgjimet Baçi shtoi më tej: “Ndërsa Babalen e bëri një gazetar investigativ, Fredi hajdutin e bëri policia sepse është i interesuar për problemin e vëllait. Këta njerëz si Alizoti që kanë mbetur rrugëve janë rezultat i kësaj gjendje që kemi ne. Është turp se këtë e njeh gjithë Fieri që arrin dhe e manipulon dhe thotë që jam takuar me drejtorin e përgjithshëm Ardi Veliu dhe Taulant Ballën”.
Deputeti demokrat: Fredi Alizotin e njeh e gjithë lagjja, është hajdut i jepja ndonjë 10 mijlekësh…
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...