Deputeti Flamur Noka thirret në SPAK

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur është thirrur këtë të martë në SPAK.

Bëhet me dije se Noka ka bërë disa kallëzime për zgjedhjet e 14 majit dhe Prokuroria e Posaçme e ka thirrur për t’u marrë në pyetje në cilësinë e deklaruesit.

Më herët ai paditi kryetaren e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufin, ku e akuzon se ka shpërdoruar detyrën dhe ka përdorur administratën për fushatë zgjedhore.

Ndërkohë në një prononcim për mediet, vetë deputeti demokrat ka thënë se nuk ka dijeni se për çfarë është thirrur sot në SPAK. Ai u paraqit në ambientet e këtij institucioni rreth orës 10:00.

“Nuk e di pse më kanë thirrur këtu”, ka thënë Noka.

Zjarr Tv Ad