Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, deputeti demokrat, Arbi Agalliu tha se do t’i qëndrojë linjës zyrtare të PD-së. Deputeti i Vlorës tha se do të jetë në Kuvendin e thirrur nga Basha më 18 dhjetor.
Agalliu: Nuk do të doja kurrë që si politikan i ri, i futur rishtas në Parlament, nuk do të doja të ndaja veten. Besoj fort te logoja e PD. Një opozitë e fortë në këtë vend me kaq probleme do të ndihmonte. Ka disa marka tradicionale që i qëndrojnë kohës dhe kjo mendoj është e tillë.
Rakipi: Po të më dëgjosh mua, kjo logo është pronë e Sali Berishës. Edhe partia është pronë e Sali Berishës.
Agalliu:Nuk do të doja ta besoja. Berisha thotë PD është e të gjithëve. Kryetari i përkohshëm, ish-kryetari i përhershëm dhe sjellja që secili duhet të bëjë në politikë duhet t’i shërbejë masës.
Do të shkoj më datë 18 në Kuvendin e PD. Kam vendosur të ndjek linjën zyrtare.