Deputeti i grupimit Basha del kundër protestës: Mos bëni protestë kundër Ramës në….

0
679
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD, Kreshnik Çollaku është shprehur kundër protetës të vendosur më datë 6 dhjetor, ditën kur Shqipëria do të presë liderët europianë në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se të mbahet protestë në ditën kur mblidhen liderët e BE, është një akt i fortë demonstrimi gjeostrategjik të së ardhmes së Ballkanit Perendimor në kundërshtim të përpjekjeve ruse për destabilizim të Ballkanit.

Ndër të tjera deputeti thotë se shpreson që ky akt të ndalet, pasi do të lexohet keq nga BE.

“Thirrja e nje proteste ne 6 dhjetor ,diten kur ne Tirane mblidhen liderat e BE,si nje akt te forte demonstrimi gjeostrategjik te se ardhmes se Ballkanit Perendimor ne kundershtim te perpjekjeve ruse per destabilizim te Ballkanit..,eshte e gabuar dhe nje akt qe e demton opoziten ne planin nderkombetar.

Thirrja e nje proteste ne Tirane ndersa mblidhen kreret e BE,do te ishte nje dhurate e pamerituar per Edi Ramen. Une shpresoj mendjet e qeta e te kthjellta do te ndalin kete akt qe do te lexohet keq.. Per te protestuar kemi cdo dite te vitit. Ne 6 dhjetor mos ia beni Rames kete dhurate…” shkruan ai në postim.

Kujtojmë që kreu i PD, Sali Berisha në një deklaratë për media tha se protesta doo të mbahet më 6 dhjetor paqësore dhe një shenjë mikpritje për të gjithë liderët europianë që do të vijnë në Tiranë.

Megjithatë, edhe pse e ka deklaruar disa herë 6 dhjetorin si datën e protestës së radhës, Sali Berisha u shpreh sot nga selia blu se zyrtarisht data nuk është fiksuar. Do ja propozojë Kryesisë, tha ai për mediat.

Zjarr Tv Ad