Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Saimir Korreshi, deputeti lushnjar që shpesh herë është bërë viral në rrjetet sociale me deklaratat e tij nga salla e Kuvendit, ka zgjedhur që sot të mos shkojë në punimet e seancës plenare. Ai ndodhet krah fermerëve të Myzeqesë.
Fermerët janë ngritur përsëri sot në protestë, duke marshuar nga Rrethrrotullimi i Plastmasit në qendër të Lushnjës, për të përfunduar në sheshin para bashkisë së qytetit. Mes tyre qëndron dhe deputeti demokrat Saimir Korreshi.
Fermerët e Lushnjës theksojnë se qëllimi i protestës është të sensibilizojë qeverinë dhe opinion publik në lidhje me ndryshimet e paketës fiskale për vitin 2022 në fushën e bujqësisë. Ata kërkojnë subvencionim, heqje të TVSH për plehrat kimike.
Kërkesat e fermerëve të Myzeqesë:
- Subvencionim direkt i fermerit me 10 lekë për kg
- Barazim i TVSH në shitje dhe blerje
- Pezullim i TVSH për plehrat kimike, inputet bujqësore
- Subvencionim 3 lekë për eksportuesit
- Laboratorë analizash për tokat dhe perimet
- Garanci për paget e faturave nga grumbulluesit