Deputeti demokrat, Dashnor Sula, reagon pas deklaratave të Komisionit Evropian për amnistinë fiskale, ku theksonte se “Jemi të shqetësuar! Rrezik për reputacionin e Shqipërisë dhe dobëson kontrollin në pastrimin e parave”. Në një postim në “Facebook, deputeti Sula shkruan se “Bashkimi Evropian kundër marrëzisë së Kryeministrit për amnistinë fiskale e penale!”.
Qeveria duhet të heq dorë nga ideja e tyre absurde për projektligjin e amnistisë fiskale e penale. Shqipëria renditet nga organizatat prestigjoze në listën gri të pastrimit të parave. E thënë më qartë; jemi kthyer në një vend të vogël që legalizojmë paratë e kriminelëve që merren me trafik droge, trafik të qënievë njerëzore e atyre që bëjnë korrupsion galopant.
????Për shkak të qarkullimit të parave të drogës e korrupsionit në vendin tonë, pa i amnistuar ato, Shqipëria është kthyer në një vend që një familje e re, një çift të rinjsh që sapomartohen e kanë ëndërr në sirtar të blejnë një shtëpi sepse çmimi i shtëpive me rrogat që ata marrin me punë të ndershme janë vite drit largë.
????Shqiptarët jetojnë në një vend me një vijë bregdetarë të gjatë por, u leverdis të shkojnë më shumë në Turqi e Greqi për pushime sepse në vendin e tyre çmimet janë si për “sheikët”. E gjithë kjo disbalancë ekonomike ndodh për shkak të parasë që vjen nga aktiviteti kriminal dhe injektohet në ekonominë shqiptar.
Kur një fenomen i tillë ndodh kur supozohet se ka një luftë ligjore për goditjen e parasë së pisët, çfarë mund të ndodh nëse SULLTANI i shkon deri në fund dhe miraton amnistinë fiskale e penale?!
????Komisioni Evropian është i qartë se çfarë mund të ndodh ndaj edhe ka reaguar. Tanimë jo vetëm për shqiptarët por kjo qeveri është kthyer shqetësim edhe për vendet anëtare të BE-së.
Reagimi i Komisionit Evropian: Komisioni nënvizoi shqetësime serioze për draftin aktual të ligjit për amnisti fiskale. Ai do të dobësonte kontrollet e Shqipërisë kundër pastrimit të parave, ndërkohë që do të bënte pak për të rritur aftësinë e administratës tatimore për të përmirësuar pajtueshmërinë e ardhshme lidhur me kërkesat tatimore. Për më tepër, për shkak se rezidentët jotatimorë, përfshirë shqiptarët që jetojnë në BE ose në Ballkanin Perëndimor, përfshihen në objektin e tij dhe u kërkohet të importojnë para në dorë për të përfituar nga amnistia, drafti aktual i ligjit ngre shqetësime serioze për Shtetet Anëtare të BE-së dhe partnerët e tjerë, si dhe një rrezik thelbësor reputacioni për vendin.