Deputeti i PD ‘dekonspiron’ Kryesinë e PS: Ja çfarë po ndodh

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD Tritan Shehu ka publikuar disa informacione për mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste që mbahet sot në selinë rozë, e cila mbahet me dyer të mbyllura.

Në një status në “Facebook” Shehu shkruan se nga mbledhja vijnë zëra se po kryqëzohet FRESSH-i për protestat e studentëve.

Më tej Shehu hedh bën një tablo të zymtë të situatës dhe shkruan se për të gjitha këto e paskan fajin të rinjtë, FRESH-ista apo jo këta.

JA POSTIMI I SHEHUT

Vijnë zëra se mbledhja e Kryesisë së PS po “kryqëzon” FRESH-in për protestat e studenteve!

Nuk thonë kot “kur nuk ke çfarë t’i bësh gomarit i bie samarit”.
Në një vend, që është i gjithë në kolaps, ku ekonomia po shkon në “pikiatë”, ku sektorët socialë si arsimi e shëndetësia u nisën për “falas” e përfunduan “karrakatina” me pagesë, ku korrupsioni devijon edhe lumenj, ku krimi e droga komandojnë institucionet, ku nuk ka as Gjykatë Kushtetuese e as të Lartë etj etj, e paskan fajin të rinjtë, FRESH-ista apo jo këta!

Dhe ku 70% e popullsisë aspiron vetëm si të largohet nga “sytë këmbët”….
Dhe përsëri fajin për të gjitha këto e paska FRESH-i!
Kjo është çudia e sotme, që vetëm do të shtojë dilemën e qytetarëve: “Të jesh apo të mos jesh” më në Shqipërinë e Rilindjes?!

Zjarr Tv Ad