Deputeti i PD denoncon drejtorin e shkollës në Kamëz: Është emëruar dje, para dy vitesh u shkarkua sepse doli në emisionin investigativ

0
343
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Luçiano Boçi denoncon emërimin e Hysen Koldashit si drejtor i shkollës “Ahmet Zogu” në Kamëz. Sipas Boçit, ky shtetas është shkarkuar dy vite më parë pasi është denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” sepse ka shitur materialet e shkollës ku punonte si drejtor.

“Pas emërimit të mësuesit të përjashtuar më par një tjetër emërim skandaloz vjen nga Ministria e Arsimit. H. Koldashi, u shkarkua nga drejtor i shkollës 9-vjeçare Hilari Klinton Kamëz në Maj 2020, pas publikimit te Fiksit, për shitjen e materialeve të shkollës.

Por kjo nuk është konsideruar dhe dje, ish-drejtori i shkarkuar, është emëruar përsëri drejtor. Tani në shkollën Ahmet Zogu Kamëz. Mësuesit janë të revoltuar dhe denoncojnë rastin. Emërimi i personave me precedentë të tillë është bërë tashmë normë.Mjafton të jenë militantë politikë”, shkruan Boçi dhe publikon dy fotot e mëposhtme.

Zjarr Tv Ad