Analisti Artur Zheji i ka kërkuar deputetit të opozitës, Oerd Bylykbashi që të bëjë publike emrat e oligarkëve, teksa të dy ishin të ftuar në një panel mbrëmjen e sotme. Bylykbashi përmendi disa herë oligarkët, duke bërë që Zheji ta pyeste për emrat.
“Të gjithë me radhë. E vërteta në këtë vend është; Edi Rama ka ngritur një sistem grabitqar qeverisje dhe ka kaluar te niveli i grabitjes së korrupsionit të fshehur. Por kjo është grabitje në ditë për diell. Është kryeministri i që i vendos këta si pupacë”, u përgjigj ai, duke mos dhënë emra.
Bylykbashi: Edi Rama është e keqja e këtij vendi. Është e të rinjve që ikin, e atyre që punojnë.
Zheji: Po nuk është vetëm Rama. Ka ushtri, bashkëpunëtore. Berisha i liston, me emer dhe mbiemer.
Bylykbashi: Në momentin kur Rama nuk firmos për ato që merr mbrapsht nga ata oligarkët.
Zheji: Kush janë këta?
Bylykbashi: Të gjithë me radhë. E vërteta në këtë vend është; Edi Rama ka ngritur një sistem grabitqar qeverisje dhe ka kaluar te niveli i grabitjes së korrupsionit të fshehur. Por kjo është grabitje në ditë për diell. Është kryeministri i që i vendos këta si pupacë.
Balliu: Se mendoj se Berisha është i vetëm në Luftën e tij. Sali Berisha është Sali Berisha. Gjatë debatit që ka qenë në PD, është diskutuar ai dhe idetë e tij. Që të ndalohen inceneratorët duhet të ikin Rama jo këta pupacët. Ai i Veronës që i dha idenë Velijat u arrestua, ky jo. Këtu mbetet për t’u diskutuar drama.
Zheji: Shumë letërsi, retorikë e bukur. Por përplasja politikë është ajo që i largon shqiptarët dhe jo Berisha apo Rama.