Deputeti i PD-së: Mendojeni mirë kur të martoheni, divorci në Tiranë sot zgjat dy vite

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi duke folur në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ku po paraqitet raporti vjetor i KLGJ-së, ka kritikuar mënyrën sesi është hartuar harta e re gjyqësore, për të cilën janë ngritur në protestë të gjithë avokatët në Shqipëri.

Korreshi deklaroi se formulën e re pritet të shtohet stoku i çështjeve në gjykatën administrative duke marrë rastet e divorcit. Ai shtoi gjithashtu se duhet menduar mirë martesa, duke qenë se sot një zgjidhje martese në gjykatë zgjat më shumë se dy vite.

“Për pjesën si ndodhet gjykata sot dhe me nismën tuaj ka një mos rakordancë të asaj që ndodh dhe asaj që është në terren. Po e filloj nga referenca e parë për çështjet administrative. Ky system me një gjykatë apeli është i dështuar.

Do pesë vite ose gjashtë vite që të vijë radha. Kur Tirana ka 13 mijë çështje. Llogarite si do bëhet stoku. Do hiqni gjithë gjykata. Një zgjidhje martese sot në Tiranë do dy vjet.

Ta mendojnë mirë kur të martohen. Në Lushnje një zgjidhje martese do 30 ditë në Tiranë do dy vjet. Më shpejt të del afati i patentës 6 muaj se të zgjidhet çështja në gjykatë administrative. Të gjithë apelet kanë ngarkesë të jashtëzakonshme. Kjo është shqetësuese sepse dejtësi e vonuar, drejtësi e munguar”, tha Korreshi.

Zjarr Tv Ad