Deputeti i PD, Strazimiri: Qeveria ka përdhosur tempullin e dijes

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë mesnatës ka patur përplasje të studentëve me policinë, tek fakulteti jurdik. Nisur nga kjo deputetë të opozitës  kanë qëndruar  pranë studentëve dhe për të evituar dhunën e polcisë.

Policia tentoi te nxjerre studentet nga ngujimi tek Fakulteti i Drejtesise. Deputetet Gent Strazimiri, Albana Vokshi, Flamur Noka, Endri Hasa, Ervin Salianji, Klevis Balliu dhe Gazment Bardhi shkuan ne vendngjarje dhe qe nga ora 1.30 e mengjesit qendruan per gjate te gjithe nates tek Fakulteti Juridik.

Postimi i plotë

Qeveria sapo ka përdhosur me narko-polici tempullin e dijes, Fakultetin e “së drejtës” , të Drejtësisë! Ka rrahur prokurorët, gjyqtarët, avokatët e nesërm ata që nuk kanë nevojë për “vetting” !!!!!
Qeveria ka përgatitur edhe lajmin që do konsumoni në mëngjes së bashku me kafen e parë: mësimi vazhdon normalisht, studentët i duan tarifat sa ç’thotë qeveria!
TURP I PËRJETSHËM PËR ÇDO PEDAGOG QË TRADHËTON STUDENTËT E TIJ DUKE VAZHDUAR “PËRDITSHMËRINË” PAS PËRDHOSJES!
P. S. Ndryshe nga ç’raportojnë mediat e regjimit, studentë vazhdojnë qëndresën brenda fakultetit Juridik!

Zjarr Tv Ad