Deputeti i PD: Të rinjtë vijnë nga Britania me pasuri marramendëse e makina “Maserati”. Zv.ministri: Kur dalin nga Shqipëria janë të ligjshëm, por kthehen…

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni i Sigurisë Kombëtare diskutoi sot lidhur me fenomenin shqetësues të emigracionit të paligjshëm të shtetasve shqiptarë në vendet e BE-së dhe në Britaninë e Madhe.

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji pyeti zv ministrin e Brendshëm Andi Mahila nëse e pengon gjë qeverinë shqiptare “të veprojë ligjërisht ndaj personave që janë të skeduar si persona që për shkak të aktivitetit të tyre kriminal kanë akumuluar pasuri” dhe që më pas investojnë në Shqipëri apo hyjnë me makina luksoze në vendin tonë.

Ndërkohë zv ministri Mahila, teksa tha se shifrat e Eurostat tregojnë ulje të numrit të shqiptarëve që emigrojnë në mënyrë të paligjshme, tha se nga vendi ynë, qytetarët dalin “në mënyrë të ligjshme”, më pas kthehen “të paligjshëm”.

Ndërkohë drejtori i kufirit tha në lidhje me videot në Tik Tok të rrjeteve kriminale shqiptare të trafikut të qenieve njerëzore se “janë shumë video të tjera që nuk jepen lidhur me persona që janë dënuar e depërtuar, nuk u lejohet hyrja për një kohë të caktuar për të hyrë në MB”.

Ai u shpreh gjithashtu se “është detyrim i autoriteteve britanike për ta parandaluar e goditur në bashkëpunim me gjithë agjencitë ligjzbatuese me të cilat bashkëpunojnë”.

Ervin Salianji: Është përmendur që modelet që vijnë nga Mbreteria e Bashkuar të të rinjve që pasi përfshihen në aktivitete kriminale atje vijnë këtu me pasuri marramendëse, makina “Maserati” apo makina të tjera luksoze, përderisa qeveria e policia e shteti ka info.

E pengon gjë qeverinë që ti godasë dhe të veprojë ligjërisht ndaj personave që janë të skeduar si persona që për shkak të aktivitetit të tyre kriminal kanë akumuluar pasuri apo është stigmatizim nga qeveria për njerëzit që kanë para e mund të punojnë në mënyrë të ndershme në vende të BE apo në MB?

A ka kapur apo nxjerrë para përgjegjësië penale polciia jinstria qeveria ndonjë nga këta tik toksat që janë shqitparë që i nxdjerni në publik velrën me sa kalohet nga 17 ijë euero në 3 mijë euro nga gomone në jaht me cdo lloj forme të kalimit? ka shq ndonjë info për këta i ka dhënë ndonjë ifnop MB? e nëse po mund të dimë se sa janë?

Ka info për të shkuar më tej që përmes këtij aktiviteti kriminal mund të cojë te krerët e grupeve të strukturuara të krimit të organizuar të cilët i përdorin këtë kontigjent për ti përshirë pastaj në veprimtari kriminale, duke i lënë për tu kujdesur për shtëpitë e barit apo aktivitete të tjera të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar?

Zv ministri Andi Mahila: Ka një numër 24 mijë e 4 shtetas shqiptare që gjatë 2021 janë të raportuar e vërtetuar që kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në MB. Për janar-qershor 2022 ky numër 12.747, që përbën një ulje 2% në krahasim me të njëjtën periudhë në 2019, kjo ulje nuk është se ka ndonjë…

Emigracioni i paligjshëm është dinamik, jemi në një diskutim, se emigracioni i paligjshëm buron nga lëvizja, lëvizja është një zgjedhje, lëvizja e lirë e shtetasve është e garantuar. Pra të lëvizë diksuh është e ligjshme e shteti duhet ta garantojë. Përmes kësaj lëvizje që pastaj në kuptimin teorik kalon në emigracion të ligjshëm edhe kjo është zgjedhje e kujtdo. I paligjshmi është një zgjidhje që është i gabuar e këtë po diskutojmë.
Jo të gjithë ata që lëvizin janë kriminelë.

Duhet punuar që në burim apo më gjerë. Ndaj përvec akteve që po diaskutojmë kemi një projekt tjetër me Britaninë e Madhe i cili parashikon bashkëpunim strukturash qëndrore e vendore në Shqipëri në zona të evidentuara nga ne si zona që ofrojnë burime më të shumta njerëzore për këtë emigracion të paligjshëm në Britaninë e Madhe.

Pastaj edhe kalimi te krerët e grupeve kriminale është objektiv i strukturës përkatëse të policisë kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Në lidhje me pyetjen për Tik Tok, drejtori i policisë kufitare: Lidhur me mjetet apo makinat luksoze që kanë dalë disa njoftime, jemi munduar të jemi shumë transparent e korrekt.

Dy gazeta britanike ka pasur një interpretim lidhur me mjetet me të cilat shtetasit shqiptarë vijnë gna MB që janë të rregullt me dokumetne apo investojnë pasuri të luajtshme apo të paluajtshme.

Duke parë që në një kohë të shkurtër persona në mënyrë të rregullt apo të parregullt, investojnë në pasuri të luajtshme apo të paluajtshme kjo përbën një faktor tërheqës apo shtytës për të tjerët për të kërkuar për të shkuar në MB.

Lidhur me videot në Tik Tok kemi parë që paraqiten video ku shtetas me gomone apo në mënyrë të parregullt tentojnë të shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar. Një nga intervistat që kam dhënë për Skai News, më thanë e shikoni cfarë po ndodh? -Po i thashë e shikojmë, po marrim masa ta parandalojmë e ta godasim.

Njëkohësisht janë shumë video të tjera që nuk jepen lidhur me persona që janë dënuar e depërtuar, nuk u lejohet hyrja për një kohë të caktuar për të hyrë në MB.

Dhe është detyrim i autoriteteve britanike për ta parandaluar e goditur në bashkëpunim me gjithë agjencitë ligjzbatuese me të cilat bashkëpunojnë.

Dhe ky memorandum këtë nënkupton, që ne të japim ndihmesë njëri tjetrit në lidhje me parandalimin apo goditjen e elementëve që bëjnë vepra penale apo ndihmojnë këtë migracion të parregullt në këtë vend.

Zv ministri Andi Mahila: Flasim për rritje të emigracionit të paligjshëm, ju garantoj që trendi i emigracionit të paligjshëm në BE nga 2012 në 2022 është në një ulje shumë evidente, nuk janë statistika që flasin për rritje të emigracionit të paligjshëm.

Shifrat e emigravionit të paligjshëm ne si shtet, si struktura të paligjshit i marrim nga shtetet ku ata thyejnë qëndrimin.

Se shtetasi nga Shqipëria del i ligjshëm, del në mënyrë të ligjshme bëhet i paligjshëm në shtetin ku kalon, thyen qëndrim e në shtetin ku ai bllokohet, kapet e kthehet.

Me statistikat e Eurostat, trendi është në ulje dhe me ulje gocxha të konsiderueshme të emigracionit të paligjshëm.

Pra doja të theksoja që trendi i emigracionit të paligjshëm është në ulje dhe kjo si rezultat i punës së kësaj qeverie, ministrie.

Zjarr Tv Ad