Deputeti i PS ‘kërcënon’ Luçiano Boçin: Të nxjerr jashtë dhe e sheh ti pastaj…

0
663
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku në fjalën e saj në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese i ka cilësuar si dhunë psikologjike akuzat e opozitës për portin e Durrësit.

Në fjalën e saj në prezantimin e nisur në Kuvend, ministrja kërkoi nga deputetët që të mos akuzonin siç bënë në komisionet e djeshme.
Pas ministres e ka kërkuar fjalën deputeti i PD, Luçiano Boçi por ai nuk është lejuar që të flaës. Jo vetëm kaq por kryetari I komisionit, Arben Pëllumbi e ka kërcënuar se do ta nxjerrë jashtë duke I thënë; “e shikon ti pastaj”…

Pjesë nga biseda
Balluku: Ju i dini sesi është bërë kjo kontratë dhe e dini sa transparente është. E dini që e ka ngritur në një nivel tjetër. Dua t’ju flas për veton e shtetit shqiptar se është e rëndësishme.
*ndërhyn Agron Duka…

Arben Pëllumbi: Ju lutem të vazhdojë ministrja se njëri-tjetrin e kemi dëgjuar boll
Balluku: Ka të drejtën e vetos në vendimmarrje, borxh për të siguruar suksesin e projektit.
*Boçi kërkon fjalën për procedurë
Arben Pëllumbi: E kemi të qartë procedurën, po ç’do na tregosh? Të bësh politikë? Jo nuk ta jap e ka relatori.

Boçi: Më lër të shpjegohem. Nuk është normale kjo. Po jeni gabim pra
Arben Pëllumbi: Po na lër tani.
Boçi: Por procedurë pra se nuk të lejoj fare që të mos nisësh fjalën për procedurë…Po pse ç’do më bësh?

Arben Pëllumbi: Të nxjerr jashtë dhe e shikon ti pastaj…
Boçi: Pa provoje njëherë…

Zjarr Tv Ad