Deputeti i PS nga Shkodra: S’mund të ketë zgjedhje në Shqipëri pa ndryshuar kodin zgjedhor

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

PS ka mbledhur kryesinë në Shkodër nën drejtimin e të deleguarit, Arben Pëllumbi, i cili ka thënë se me vendim të kryesisë së PS është shkrirë struktura e partisë në këtë qytet.

Mbledhja është shoqëruar me debate mes anëtarësisë, ndërsa të pranishëm ishin edhe deputetët Senida Mesi dhe Luan Harusha.

Pëllumbi: Me vendim të Kryesisë së Partisë Socialiste është shkrirë struktura drejtuese e PS-së në Shkodër. Ky grup që kishim sot zëvendëson pikërisht mungesën e atyre strukturave drejtuese të partisë për të menaxhuar dhe koordinuar procesin e zgjedhjeve në PS. Në të gjitha bashkitë e vëndit këtë proces e menaxhon kryetari partisë së bashkisë së bashku me asamblenë socialiste. Në Shkodër meqenëse nuk i kemi këto struktura sot kemi këtë grup nismëtar koordinatorësh dhe stafet që ata kanë zgjedhur pikërisht për të menaxhuar të gjithë kalendarin e zgjedhjeve në PS, përfshi edhe Bashkinë e Shkodrës.

Sa i përket situatës në bashki, Pëllumbi tha se i takon Presidentit të Republikës, që ti japë zgjidhje këtij problemi duke dekretuar një datë të re për zgjedhje të pjesshme.

Pellumbi: Situata në Bashkinë e Shkodrës duhet të marrë një zgjidhje nga Presidenti i Republikës, i cili duhet tashmë të caktojë një datë për zgjedhje të pjesshme në Bashkinë Shkodër. Mundësi tjetër nuk ka. Presidentit duhet ti drejtohet KQZ-ja, për ti kërkuar një datë. KQZ-ja i është drejtuar me një letër, nuk i ka dhënë përgjigje, thoshte priste 13 tetorin. Tashti 13 tetori ka kaluar dhe sigurisht që Presidentit do ti kërkohet që të caktoi një datë tjetër në Shkodër, nëse do ta bëjë këtë. Gjithsesi është në tagrin e Presidentit të Republikës për të gjykuar edhe për të vendosur këtë gjë. Pa një datë nga Presidenti i Republikës nuk mund të kemi zgjedhje lokale të pjesshme në Shkodër.

Sipas Pëllumbit qeveria e ka dorën e shtrirë ndaj opozitës, por bashkëpunimi thotë ai kalon nëpërmjet reformës zgjedhore.

Pëllumbi: Në lidhje me deklaratat e Zotit Basha ato janë deklarata tashmë të përsëritura, edhe pse në vetvete përbëjnë një hap përpara në ç’tensionimin e situatës e cila u tensionua në mënyrë krejtësisht artificiale. Për këtë arsye ne jemi një dorë e shtrirë për të bashkëpunuar me opozitën, por ky bashkëpunim kalon nëpërmjet një komisioni që është komisioni zgjedhor. Ne nuk mund të kemi një palë zgjedhje, qofshin këto edhe të 2021-shit, në qoftë se nuk materializojmë në Kodin Zgjedhor, ndryshimet që janë kërkuar të paktën nga OSBE-ODIHR, pastaj edhe ndryshimet që kërkojmë ne vetë si forca politike. Rruga në të cilën kalojnë këto ndryshime është e pa diskutuar që kalon nëpërmjet komisionit kuvendor dhe do të aprovohet në Kuvendin e Shqipërisë nga ata deputet që janë sot në Kuvendin e Shqipërisë. Nuk ka një rrugë tjetër. E dyta Zoti Basha dhe të gjitha opozitare të cilat dolën nga sistemi, ndërmorën një akt ekstrem, i cili rezultoi i dështuar. Në fillim duhet të reflektojnë një llojë mea-culpa për atë që bënë. Pastaj të heqin ultimatumet dhe lëvizjen e zotit Basha këtë radhë e shikoj pikërisht, si një largim ndoshta nga ultimatumet. Por që të kalojmë në zgjedhje, çfarëdo lloj zgjedhjesh që të jenë ato. Ne kemi nevojë për një kod të ri zgjedhor. Pa e bërë kodin e ri zgjedhor, dhe pa instaluar kulturën që humbësi ti jap dorën fituesit, dhe ta lejoi fituesin të bëjë qeverisjen e tij në katër vitet që vijnë, për sa kohë do ketë maxhoranca në parlament apo mbështetjen në elektorat, ne nuk do të mbërrijmë ndonjë gjë. Ne kemi bërë shumë palë zgjedhje, të gjithë i dimë problematikat e zgjedhjeve tona, nuk na i ka bërë as sistemi, as kodi, na i ka bërë mënyra se si ne e zbatojmë dhe si ne sillemi sidomos në raporte me të nesërmen e ditës së zgjedhjeve.

 

Zjarr Tv Ad