Deputeti i PS vendos duart në kokën dhe fërkon sytë kur Balla tregon kushtin për President: S’është shpikje shqiptare! S’je dakord, por…

0
780
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, gjatë mbledhjes së sotme për propozimin e kandidatëve për Presidentin e ardhshëm të Shqipërisë, tregoi kriteret për emrat dhe mënyra se si do të procedohej me votimin me zarf të fshehtë.

Balla theksoi se kandidati ose kandidatja për President duhet që të jetë mbi moshën 40-vjeç, si edhe 10 vitet e fundit të ketë jetuar në Shqipëri.

Por duket se me këtë kriter nuk ka qenë dakord ligjvënësi i Partisë Socialiste, Lavdrim Krashi, i cili u kthye nga Britania e Madhe për të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit ku edhe fitoi mandatin e deputetit.

Këtë fakt e vuri në dukje edhe vetë Balla, i cili e sqaroi kolegun e tij se ky element, që përjashton emigrantët shqiptarë, është i përcaktuar në Kushtetutë. Ndërsa deputeti socialist vuri duart në kokë dhe fërkoi sytë.

“Duhet t’i kujtoj që Kushtetuta ka përcaktuar si kriter bazë të kandidatit ose kandidates për President moshën, 40-vjeç e lart dhe 10 vitet e fundit duhet të jetë rezident në Shqipëri. Ky është një kriter që kur është shkruar Kushtetuta në vitin ’98, ndoshta nuk ka pasur parasysh këtë lëvizje kaq të madhe, që përjashton një pjesë të konsiderueshme të atyre shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit. Se shoh Lavdrim Krashin që nuk bie dakord me këtë element kushtetues. Por nuk është një shpikje shqiptare i dashur Lavdrim, por është një model që gjendet thuajse në të gjitha Kushtetutat e ngjashme të republikave parlamentareve. Na vjen keq nuk mund të kemi një shqiptar/e që jeton jashtë territorit se duhet të përmbushë këtë kriter”, tha Balla.

Deputeti Lavdrim Krashi nga Dibra, emigrant prej vitesh në Britaninë e Madhe, pranoi ftesën e PS për të qenë kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

I pozicionuar i pari në listën e PS në qarkun e Dibrës, ai arriti të siguronte mandatin si deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Zjarr Tv Ad