Deputeti i ri i LSI-së Ralf Gjoni kërkoi dorëheqjen e Lleshajt

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Grabitja e miliona eurove në aeroportin “Nënë Tereza” dhe ruajtja e tij me ushtri ishin temë replikash në seancën e sotme në Kuvend.

Deputeti i ri i LSI-së Ralf Gjoni kërkoi dorëheqjen e ministrit.

Ralf Gjoni: Nuk i kam kërkuar dorëheqjen sot prandaj kërkoj interpelancë javën që vjen dhe nëse nuk gjenden autorët do të ishte në dinjitetin tuaj të jepni dorëheqje. Nuk flasim për imagjinatë, por detyrim që të merren në konsideratë të gjitha skenarët e mundshme të cënimit të sigurisë së jetës së qytetarëve dhe kombëtare.  

Pse i bini nga Kina? Dakord kompania kineze kishte përgjegjësi për sigurinë brenda aeroportit, po jashtë nuk i takon institucioneve shqiptare që të përgjojë, interceptojë të marrë masa për ruajtjen e sigurisë dhe për goditjen e krimit të organizuar?

Taulant Balla:  Uroj që kjo të jetë modeli i një opozite të re funksionale. Po të kujtoj që në 18 muajt e deputetëve të vjetër të opozitës nuk patëm mundësi të ndiqnim qoftë dhenjë interpelancë të vetme. E drejta e interpelancës është legjitime dhe do ju sugjeroja ta bënit me 7 deputetë dhe ministri Lleshaj do ju përgjigjet. Por unë dua ta falenderoj dhe përgëzoj policinë e shtetit për reagimin në kohë por të vënë nën një sulm m armë të rënda, policia e shtetit ka arritur të asgjësojë një prej kriminelëve të ketë plagosur njërin prej tyre dhe të jeni të bindur që javën e ardhshme kur të keni interpelancën rezultatet e policisë të jenë të tilla të falenderoni për herë të parë punën e policisë së shtetit.” 

 

Zjarr Tv Ad