Deputeti Korreshi del hapur: Duhet të takohet Gazment Bardhi me Berishën kokë më kokë…

0
115
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një deklaratë për mediat deputeti i PD-së Saimir Korreshi theksoi se PD duhet të bashkohet pasi demokratët janë lodhur nga kjo situatë. Mes të tjerash ai theksoi se Gazment Bardhi i cili ka marrë drejtimin e Grupit Parlamentar të PD-së duhet të zhvillojë një takim me Sali Berisha.

“Unë e kam thënë ë të gjithë deklaratat e mia, Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj, Sali Berisha nuk duhet të kandidojnë nëse duan bashkimin e PD. Presim që të bashkojmë PD e për këto lëvizje nuk na ka thënë njeri gjë. Është turp i madh që ne nuk mblidhemi bashkë në PD, por përderisa mbledhja është thirrur këtu, duhet të ishte këtu. Unë i bëj thirrje Bardhit që të marrë iniciativën për bashkimin e PD. Mendoj se një bashkim kokë më kokë mes Bardhit e Berishës do të ishët një zgjidhje. Demorkatët duan zgjidhje”, tha ai.

Zjarr Tv Ad