Deputeti Korreshi: Keni ligjëruar në parlament fjalën palaço. Ku është ai palaço të vijë sot këtu për të dhënë llogari para shqiptarëve?

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD-së Sajmir Korreshi deklaroi sot se përjashtimi i vetëm 5 deputetëve të opozitës në seancën e shkuar ishte i pakuptimtë, pasi foltorja u bllokua nga shumë deputetë të tjerë.

Korreshi kërkoi dhe që Rama të vijë në parlament për të dhënë llogari para shqiptarëve mbi aferën ku është përfshirë, duke iu referuar me fjalën “palaço”.

“Kryetare lidhur me procedurën që ndodh këtu unë di që çdo votim bëhet elektronik si anëtarë

Votimet e rradhës së kaluar janë bërë të turpshme me kartona me letra higjenike a ku di unë. Pra nuk ka patur procedurë në Konferencën e Kryetarëve dhe duhet të anulohet i gjithë votimi në seancën e kaluar. Komisioni i etikës në mënyrë të turpshme ka vendosur përjashtimin e 5 deputetëve, ne ishim të gjithë atje. Pse nuk na përjashtuat të gjithëve? Të gjithë ishim atje, të gjithë zaptuam.

Pse? Keni ligjëruar në parlament fjalën palaço. Ku është ai palaço të vijë sot këtu? Të na japi llogari para shqiptarëve çfarë ka bërë me lekët. Ai meriton të quhet ditë e natë palaço cirku.

Zjarr Tv Ad