Deputeti Luan Baçi del hapur në krah të Berishës: Do të vij me 500 delegatët e Fierit në Kuvend

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka deklaruar se më 11 Dhjetor do të jetë në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, që u paralajmërua nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Baçi tha se ai do të jetë bashkë me 500 delegatë të qytetit të Fierit, të cilët e kanë firmosur formularin. Demokrati kërkoi ndjesë pasi tha se ka votuar edhe për gjëra që nuk i ka lexuar fare.

“Sigurisht që do të jem, do të jem me 500 delegatët e Fierit sepse kanë firmosur të gjithë formularin. Do të jem aty.

Unë doja të kërkoja dhe falje sepse në të vërtetë kemi votuar dhe për gjëra që nuk i kemi lexuar. Realisht në statut janë votuar gjëra që janë shumë të çuditshme, si për mua përshembull, kërkoj ndjesë. Më ka ardhur keq”, – tha Baçi.

Zjarr Tv Ad