Deputeti matjan Kreshnik Çollaku refuzon të marrë pjesë në Kuvendin Kombëtar të PD i cili zhvillohet nesër

0
254
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Kreshnik Çolaku

Sot me ane te nje mesazhi ne Whatsup,une deputeti i PD qarkut Diber jam ftuar te marr pjese ne nje kuvend zgjedhor te PD.

Mesazhi vjen nga nje numer i panjohur,ne fund me shenimin Rithemelimi.

 

(Dua te bej me dije se ky eshte mesazhi i pare qe grupi i quajtur “Rithemelim i PD”komunikon me mua,deputetin e PD.)

Ne Qarkun Diber qe une mbuloj ka ndodhur nje proces zgjedhor i ngjashem.

Ne asnje rast une deputeti i Qarkut nuk jam ftuar as njoftuar nga te deleguarit e Rithemelimit ne kete qark,as si vezhgues e verifikues te ketyre procesve. Nga terreni me vine njoftime se nje shumice e madhe demokratesh apo drejtuesish lokal kane mbetur jashte ketyre proceseve. Po sot degjova ne ekran nje liste te gjate emrash kandidate per Keshill Kombetar qe do te votohet neser. Nuk ka rendesi kush i vendosi e si i vendosi.

Shume prej tyre i njoh ,i kam miq e bashkepunetore te nje jete. Jane demokrate te mire e njerez me vlera. E une sot ketyre miqeve u detyrohem nje sqarim,dhe vetem ne respekt te tyre po e beje kete sqarim publikisht.

 

Miqve te mi te nje jete u them ,se une nuk mund te vij ne kuvendin e dites se neserme.

Nuk mund te vij jo si shfaqje arrogance apo injorimi,une kam respekt per te gjithe ju.

Une nuk mund te vij ne Kuvendin e neserm se sic une dhe ju e dini dhjetra e qindra te tjere miq tane ,kontributore e demokrate jane lene jashte ketyre proceseve e listave. Une nuk mund te vije ne kuvendin neser se nese e bej,atyre njerezve qe kane qene krah ne krah me mua ne beteja opozitare ne protesta e perplasje me dhunen e pushtetit,qe kane gellititur gaz e sakrifikuar aq shume e qe sot jane perjashtuar dhe deklasifikuar ,do tua shisja kontributin opozitar per karrieren apo qetesine time.

Shume nga ju qe me njihni e dini se une nuk shes e nuk pres ne bese.

Ne Veri ka nje shprehje “Burrnia ka risk”.

Dhe une jam i gatshem te paguaj Riskun e Burrnise time me ata qe me ndejten e luftuan ne krah,me ata qe bene naten dite per te sigurar vota qe PD te vinte ne pushtet ,e qe sot deklasifikohen si “te Lulit”. Edhe pse mua personalisht me garantohet “karriera” si antar i keshillit kombetar e kush e di me nja dy kafe e me ndonje interviste kunder Lulit mbase dhe per me lart,une nuk vij ne ate kuvend,se po erdha kam sanksionuar nje Lufte te re Klasash brenda PD.

Une kam respekt e dashuri per te gjithe ju qe do te votoheni e do votoni neser,por ju dhe une e dime se kaq nuk mjaftojme.

Ju e dine se shume demokrate keni lene jashte ose pas kraheve.

Une mendoj qe PD te jete fituese duhet te jete e bashkuar dhe ne aleance e miqesi me Perendimin,dhe kur themi perendim ne rend te pare vjen SHBA. Ajo eshte PD qe themeluam ne dhjetor te 1990 dhe ajo eshte PD ime dhe e gjithe demokrateve. Ajo PD nuk ka nevoje te rithemelohet,por vecse te mos i cenohen parimet e vlerat mbi te cilat u ngrit.

Zjarr Tv Ad