Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ai është parë të hyjë nga dera kryesore, vetëm pak minuta më parë.
Ai i është përgjigjur thirrje së prokurorëve të posaçëm dhe agjentëve të BKH-së, për të qenë i pranishëm sot në institucionin e akuzës.
Megjithatë, nuk dihet nëse ai është thirrur për t’u pyetur për ndonjë aferë, apo thjesht në cilësinë e personit që ka dijeni për ndonjë kallëzim në SPAK. Partia e Lirisë, dikur LSI, ka bërë disa kallëzim në prokurori për afera të ndryshme.
Por në të njëjtën kohë, zyrtarët më të lartë të kësaj force politike janë akuzuar se janë të përfshirë në afera të mëdha lobimi jashtë vendit. Është e paqartë nëse Petrit Vasili ka gisht në këto transferta parash jashtë vendit për llogari të LSI.