Deputeti që u përjashtua nga PS: Socialist nuk më bëri Rama! Do vazhdoj të ngre zërin

0
165
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti, Gjetan Gjetani për të cilin Rama kërkoi përjashtimi nga grupi parlamentare ka reaguar, duke e konsideruar vendimin e padrejtë.

Në anë të një postimi në Facebook, Gjetani shprehet se socialist nuk e ka bërë Rama dhe si i tillë as nuk mund ta largojë.

“Vendimi i Edi Ramës, për të më larguar nga Grupi Parlamentar, është një vendim i padrejtë.

Nuk më ka bërë socialist Edi Rama, dhe nuk ka se si ai të më largojë. Socialist kam qenë në ditë të vështira të PS me familjen e njerëz të afërt të mi, dhe jo sot në pushtet kur ndahen tendera e privilegje”-shkruan Gjetani.

Duke e akuzuar kryeministri Rama për arrogancë, deputeti tha se kryeministri sot nuk zgjidhi asgjë për Kurbinin.

Sot Edi Rama nuk ofroi asnjë zgjidhje për Kurbinin. Duke më sulmuar mua publikisht, ai as nuk shtoi investime, as vende të reja pune në Kurbin. Përkundrazi, shtoi vetëm një dozë tjeter të arrogancës së tij, arrogancë që e kanë dhe te besuarit e tij në Kurbin, dhe kjo jo vetëm nuk është ajo çfare presin banoret me shume halle, por vete problemi qe prodhon edhe me shume hendek mes qeverise dhe njerezve”.

Unë pavarësisht se si shkojnë interesat e ditës së Ramës dhe miqve të tij, do vazhdoj të jem pranë qytetarëve.

Nuk kam qenë asnjëhere i pushtetshëm, por kam qenë i vërtetë me njerezit. Dhe do vazhdoj tëngreje zerin, për të gjitha shqetësimet dhe problematikat që kanë qytetaret e Kurbinit, duke mos u lëkundur për asnjë arsye-ka thënë në fund deputeti.

 

 

Zjarr Tv Ad