Deputeti Shehi komenton rezultatin e zgjedhjeve dhe zbulon kërkesën e pazakontë që i ka propozuar Berishës: Që para dy vitesh…

0
136
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, komentoi zgjedhjet lokale, ndërsa zbuloi se çfarë i ka kërkuar ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se Berishës i ka kërkuar që të largohet nga politika ndërsa ka pasur një thirrje për opozitën.

Sipas tij tashmë është koha që të ketë një platformë që të merret seriozisht me politik.

“Unë ia kam thënë që para dy vitesh. Unë pjesën tjetër të opozitës që të bëjmë një projekt të qartë politik, një platformë politike. Jemi të lodhur nga kjo situatë. Duhet të ketë një platformë që të merret seriozisht me politik. Njerëzit që kanë bërë marrëveshjen e 2008 nuk kanë më as mundësi as vlerë për të bërë ndryshim.

Shehi përfundoi duke thënë se duhet të ndryshohet kodi zgjedhor, pasi sipas tij nuk po i jepet mundësia të rinjve që të bëjnë garë dhe të krijohet një parti e re.

‘Duhet ndryshojnë këtë kod zgjedhor që nuk i jep mundësi rinisë së Shqipërisë që të bëj garë, të prodojë forca të reja. Që nga 2005 nuk ka më parti të reja”, tha ai.

Zjarr Tv Ad