“Deputeti si komisar në filmat e socrealizmit edhe këtë vit!”- Gjekmarkaj: Ato që ju vjedhin me miliona lejesh e tenderesh jua kthejnë me kafe e raki

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Agron Gjekmarkaj

Pos sjelljes në politikë që të kujton luften e klasave , e cila bën me gisht kulakun, të deklasuarin, agjentin, armikun duke parë me kë rri, me ke pive kafe, kujt i fole, me kë u takove po kaq neokomunist dhe hipokrit është ligjerimi.
Duke mos patur shkollë tjeter politike veç atë të Enver Hoxhes dhe ideologeve pranë tij deputeti shqiptar edhe sot perceptohet nga të tjeret si komisar apo si kryetar koperative madje edhe ai vet flet e sillet si i tillë!!

Në asnjë rënd shoqeror njeriu nuk është i çliruar nga vetja! Personi është gjithmonë individualist dhe në shoqeritë e lira duke prosperuar vetë ndikon që të kontribuojë pozitivisht për komunitetin. Themelore mbetet sa ndershem çdo kush e nderton cv-në e tij në jetë?! Sa ai mund të jetë model per tjetrin dhe po kaq sa i tillë mund të shnderrohet në perfaqesues me shembullin njerzor, intelektual, profesional si kontributor në jetën publike pasi ka menxhuar mirë të veten?!

Komike dhe tragjike shfaqet situata kur sheh njerez gjysëmanalfabet, të unshem per me vjedhë e me rrejtë të vetmen gjë që bëjnë mirë tek i degjon me folë në emer të popullit !! Ato që ju vjedhin me miliona lejesh e tenderesh jua kthejnë me kafe e raki si begenisje e si popullor. Pastaj krekoset i kam ushtarë keta.

Rendom të grisin veshin hipokrizira të tipit ” unë jam me dhe mes demokratëve të ndershem”, “unë jetoj me shqetesimet e socialisteve e të qytetarve të ndershem” , gjithçka pra vertitet tek e “ndershmja” tek “halli” i militantit apo qytetarit po kurrë tek i “veti”.

Deputeti shfaqet si një “shenjtor” i koheve moderne , një “savanarolë” kunder vesit dhe luftar i virtytit. Ai nuk ka jetë private dhe personale, ai nuk ka familje por familjen e madhe elektorale, ai jeton per të tjeret! I pari në sakrifica dhe i fundit në pretendime thuhej dikur.

Gjithmonë “sup me sup e krah me krah” rri me demokratet dhe socialistet! Aty ha aty fle, aty gezohet, aty hidheroret! Jam në zonë pergjigjet gjithmonë, jam me njerzit, jam në bazë.

Deputeti shqiptar genjen pa e kuptuar se është genjeshtar! Ai shfaqet si e duan “gjykatesit” e tij të cilet sillen si aktor në një loje të madhe. Kush e ka kutin e moralit, të se drejtes, të së mires, të beses, të puritanizmit?

Deputeti mund ti sherbejë më mirë votuesve të tij kur është i vertete në gjuhë e sjellje, kur sillet si njeri që do veten më shumë se të tjeret e me pas perpiqet te mos jetë i lig, perfitues, mashtrues e levantin me tjetrin.

Deputetet nuk janë komisaret e revolucionit as kleriket e librave të shenjtë! Si të tillë na la ky vit. Do zoti tjetri na gjen me njerez dhe me pak shenjtorë! Gezuar 2023!

Zjarr Tv Ad