Deputeti socialist përplaset me zv.ministrin në Komision: Je arrogant! Zyrtari: S’kam ardhur të flas për çmimin e grurit këtu (DEBATI)

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Erion Braçe është bërë edhe njëherë protagonist në mbledhjen e sotme të komisionit të ekonomisë kur po diskutohet për kontratat e rindërtimit dhe propozimet e qeverisë me akte normative sidomos për çështjet kur kanë mbetur në vend.

Zv.ministri i Energjitikës Ilir Bejtja po sqaronte në komision se rritja e çmimeve në burse, i frenoi bizneset që kanë fituar kontratat e rindërtimit, duke shkaktuar jo pak vonesa dhe probleme.

Por Erion Braçe vijoi debatin edhe pa mikrofon me zv.ministrin, madje duke ngritur zërin me tone të ashpra. Në fund fare, akuzoi zv.ministrin për arrogancë në përgjigjet e këtij të fundit, duke mos marrë përgjigjet e duhura.

Pjesë nga debati:

Ilir Bejtja: Lidhur me çmimin e grurit që ju përmendni këtu, edhe unë mendoj personalisht se prodhuesit duhet të rrisnin çmimin e grurit sepse janë rritur kostot.

Erion Braçe: Si the dhe njëherë?

Ilir Bejtja: Edhe unë mendoj se duhet të rrisin çmimet, por unë nuk jam për këtë çështje këtu. Jam për një çështje tjetër dhe duhet të përgjigjem për të.

Erion Braçe: Po ti qenke arrogant!

Ilir Bejtja: Vetëm unë nuk jam arrogant, të gjithë më njohin që unë nuk jam arrogant, por po mundohem dhe po përpiqem që t’ju sqaroj.

Zjarr Tv Ad