Deputetja e LSI-së shpërthen në komisionin dhe paralajmëron ashpër

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho ka mbajtur sot një qëndrim mjaft të ashpër ndaj maxhorancës lidhur me ndryshimet Kushtetuese . Gjatë fjalës së saj ajo nuk i kurseu as ‘thumbimet’ teksa tha se “janë mësuar me opozitë false, por që gjërat kanë ndryshuar”.

Deklarata e Xhixhos:

“Ndryshimet në kushtetutë janë bërë rutinë, është mungesë serioziteti dhe paaftësi e klasës politike. Ndryshimet nuk mund të vijnë papritur dhe të vihemi përpara faktit të kryer,duhet të jepet koha e domosdoshme, jeni mësuar me një opozitë false me të cilën bëtë ndryshimet e fundit kushtetuese, por realiteti ka ndryshuar, duhet transparencë për këto ndryshime. Mendimi i ekspertëve dhe konsitucionalistëve duhet të prevalojë”, tha Xhixho.

Zjarr Tv Ad