Deputetja e PS: Largimi i të rinjve ndodh kudo, jo vetëm në Shqipëri

0
88
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e PS Eni Zake theksoi se largimi i të rinjve ndodh kudo dhe jo vetëm në vendin tonë.

E ftuar në emisionin “Rinon” në Euronews Albania, Zake theksoi se ulja e studentëve në Universitetet ka ndodhur për shkak të uljes së numrit të popullsisë ndërsa shtoi se ky fenomen ndodh kudo.

“Ulja e numrit të studentëve në Universitetin e Korçës nuk është më fenomen vetëm në këtë Universitetet. Është një fenomen që e hasim jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajon. Kjo ndodh për shkak të uljes së numrit të popullsisë, por patjetër dhe lëvizja e lirë e njerëzve dhe e kapitalit, sigurisht që bën të veten. Ne nuk mund të themi se shqiptarët nuk po largohen por ky është një fenomen që ndodh në të gjithë Evropën”-tha ajo.

Zjarr Tv Ad