Deputetja e LSI, Erisa Xhixho është shprehur, se qytetarët janë lënë pa mbështetje financiare edhe në këtë kohë të krizës energjitike.
Ajo thekson se rritja e çmimeve të produkteve të shportës êshtë bërë shqetësimi i madh për çdo familje.
Postimi i plotë:
Rritja e çmimeve të produkteve të shportës êshtë bërë shqetësimi i madh për çdo familje, që edhe pa rritjen e kishin të pamundur të nxirrnin muajin.
Të vetëm në fatkeqësinë e tërmetit, po aq të vetëm edhe në pandemi, pa kujdes shtetëror, pa mbështetje financiare për milionat që lanë me mjekim e medikamente.
Tani, prapë vetëm përballë krizës energjetike, që është kriza e menaxhimit të ndërmarrjeve publike, e sistemit energjetik, e thellimit të borxhit publik, shkurt, krizë e prodhuar nga keqqeverisja.
Dëgjojeni zërin e qytetarëve, realiteti janë fjalët e tyre, jo imagjnata qeveritare për rritje ekonomike.