‘Der Standard’: Si po i kap dhe sulmon kryeministri Rama, mediat dhe gazetarët kritikë ndaj tij

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“BE së fundmi ka kritikuar qeverinë në Tiranë lidhur me nismën për të rregulluar “keqinformimin” që bëjnë portalet online. Në bazë të një kërkese (ankese) do të detyrohen portalet te heqin artikuj nga faqet e tyre. Në Bruksel rekomandohen mekanizma vetërregullues në vend të këtyre ligjeve që cenojnë lirinë e shprehjes. Kryeministri Edi Rama foli për disiplinim të portaleve online sipas ligjit. Në Shqipëri dy emisione kritike ndaj kryeministrit Rama u mbyllën së fundmi. Gazetari Ylli Rakipi deklaroi, se kjo erdhi si pasojë e presionit nga kreu i qeverisë. Kryeministri Rama njihet për qasjen e tij negative ndaj gazetarëve dhe medias ai shpesh i quan ata kazan”.

Kështu shkruan mes të tjerave gazeta e njohur austriake “Der Standard” për kapjen dhe sulmet ndaj  medias së lirë dhe kritike në Shqipëri, nga kryeministri Edi Rama.

Në shkrimin e autores Adelheid Wölfl e cila ka shkruar edhe më parë për lidhjet e narkotrafikantëve me politikanët shqiptarë, citohen edhe kritika që u shprehën në një konferencë të mbledhur ditët e fundit në Sarajevë për lirinë e medias.

Zjarr Tv Ad