‘Dera e blinduar ishte bllokuar’, flasin zjarrfikësit që shpëtuan foshnjën

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Punonjësit e repartit zjarrfikës pranë zonës së Freskut në Tiranë, janë kthyer në heronjtë e ditës pasi kanë mundur t’i shpëtojnë jetën një foshnje 6-muajshe që ishte bllokuar brenda apartamentit.

Në emisionin ‘Sot’, në Euronews Albania ata treguan se kishin mbërritur vetëm disa minuta pasi ishin njoftuar se një bebe kishte mbetur i bllokuar brenda apartamentit, teksa dera e blinduar ishte kyçur nga jashtë dhe nëna e foshnjës nuk kishte mundur të hynte.

“Fëmija ishte në katin e tretë dhe dera ishte mbyllur. Fëmija ishte 6 muajsh dhe e nxorëm nga shkallët. Derës e blinduar ishte bllokuar pasi ishte këputur çelësi brenda. Beben e gjetëm duke qarë, por pushoi sa e morëm në krahë”, rrëfyen zjarrfikësit.

Ata këshilluan që të tregohet shumë kujdes me dyert e blinduara, të cilat mund të bllokohen duke sjellë situata si ajo me foshnjën 6-muajshe që vështirësojnë edhe më shumë punën e zjarrfikësve.

Zjarr Tv Ad