Dera e urbanit i përplasi nipin 7 vjeçar, qëlluan me shpulla të moshuarin, procedohet njëri nga autorët

0
191
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë dhe njëkohësisht e turpshme ka ndodhur ditën e djeshme në zonën e “Astirit”, ku një zotëri i moshuar është qëlluar me shpulla nga dy persona.

Sot, Policia e Tiranës bën me dije se pas identifikimit të tyre, ka nisur procedimi penal për shtetasin me iniciale R. N., 40 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. S., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Në lidhje me një video të postuar në portale, në të cilën shfaqen dy shtetas që godasin një të moshuar, afër një stacioni autobusi, ju sqarojmë se: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar.

Pas identifikimit, në vijim të veprimeve u referuan materialet në prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin R. N., 40 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. S., 31 vjeç, banues në Tiranë. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Zjarr Tv Ad