Deri 5 vite më parë se njihte askush, si Mozzik tentonte ta bënte të famshme Loredanën në fillim të lidhjes së tyre! Nga figurante në klipin e Ylli Limanit, në një yll të repit

0
83
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Loredana është një nga emrat më në zë të industrisë të muzikës shqiptare dhe gjermane. Brenda pak vitesh, ajo mori një hov të madh duke u renditur në krye të toplistave europiane.

E teksa sot ajo numëron këngë me miliona klikime dhe bashkëpunime me emra të mëdhenj, 5 vite më parë nuk e njihte askush dhe ishte figurante në klipin e Yll Limanit. Ishte viti 2017 kur këngëtari kosovar publikoi këngën “Ke pi sonte shumë”.

Loredana ishte pjesë e këtij videoklipi, por vështirë që njihet, pasi që ishte shumë më e re dhe nuk kishte asnjë ndërhyrje në pamjen e saj.

Dëgjuesit kanë filluar ta rikthejnë sërish këtë fakt në “TikTok” duke publikuar sekuenca nga videoklipi. Shoqëria e Yllit dhe Loredanës ka vazhduar dhe tani janë miq mjaft të mirë.

Dy artistët janë shfaqur shpesh bashkë në rrjetet sociale e madje një vit më parë ishin bashkë me pushime në Mykonos. Në vitin 2017, lidhja e saj me Mozzik sapo kishte nisur dhe ka qenë ai që tentoi promovimin e partneres së tij.

Kujtojmë se vetëm pas pak kohësh nga ky klip, Loredana u shfaq sërish në klip, vetëm se këtë herë kënga i dedikohej asaj nga partner i saj. “Madam” ishte hiti që konfirmoi lidhjen e konsoliduar të kësaj dysheje, që për shumë kohë ishin të preferuarit e publikut. Fill pas këtij hiti, reperja u ndje më e sigurt në skenën e showbizzit, sa nisi të bënte hitet e para, duke pasur mjaft reagime pozitive.

Artistja provoi edhe repin në gjermanisht, duke bërë këngë për skenat ndërkombëtare. Kaq mjaftoi që ajo të shkëputej nga fama që i jepte partneri i saj dhe të niste një rrugëtim krejt e vetme.

Ishte kjo faza edhe kur erdhi ndarja me Mozzik, megjithatë Loredana nuk i lëkundi pozitat e saj si artiste, përkundrazi, iu shtua vëmendja e publikut.

Zjarr Tv Ad