Deromemaj: Alibeaj vazhdon rrugëtimin e njëjtë si Basha

0
112
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit Genc Deromemaj komentoi për  Syri Tv zgjedhjet për kryetar të PD në Vlorë. Sa i përket katër kandidaturave për drejtimin e PD-së së Vlorës, Deromemaj theksoi se janë demokratë që kanë kontribuar ndër vite.

“Zgjedhja e kryetarit të degës një anëtar një votë. Kanë pasur gjithë të drejtën të votëbesohen nga anëtarët e PD-së në Vlorë. Nuk mund të them asgjë më tepër pasi jemi në proces e sipër.”-tha Deromemaj

Në lidhje me platformën e deputetit Enkelejd Alibeaj, Deromemaj theksoi se ai ka guxuar deri aty sa ka përmendur edhe emra të personave që nuk kanë qenë dakord me atë strategji që prezantoi.

“Alibeaj vazhdon rrugëtimin e njëjtë si Basha. Nuk po ndërmerr një nismë të mirë për shëndoshjen e PD-së.”-deklaroi Deromemaj.

Zjarr Tv Ad