Desada Metaj i përgjigjet Berishës: Mëkat që s’kam qenë zëdhënësja jote se do më regulloje në punë në TV e Ramës e Veliaj

0
120
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetarja Desada Metaj dhe anëtarja e AMA-s i është përgjigjur akuzave të Sali Berishës se AMA është kompromisi më i shëmtuar mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

Ai shtoi se që të dy kanë vendosur si kurrë në historinë e atij institucioni, zëdhënëset e tyre, duke marrë nën kontroll të plotë AMA-n.

Metaj ka ironizuar deklaratën e Berishës, duke u shprehur se nuk ka patur fat të jetë zëdhënsja e Berishës pasi ai do e kishte regulluar në televizionet e Ramës dhe Veliajt me rrogë të majme.

“Dëgjova që më kishte përmend sot Berisha në parlament si produkt i marrveshjes Rama – Basha. Unë vërtet se kam pas fatin e zëdhënëseve të doktorit që ai i ka sistemuar në televizionet e Ramës dhe Veliajt me rroga të majme.

Thjesht vazhdoj të shkruaj si njeri i lirë e ca orë para se të fliste Berisha kam shkruar se ç’mendoj për të, për Ramen, Veliajn… madje dhe për Bashën”, shkroi Metaj.

Kujtojmë se Berisha u shpreh se: “AMA është kompromisi më i shëmtuar Rama-Basha. Që të dy kanë vendosur si kurrë në historinë e atij institucioni, zëdhënëset e tyre. E çfarë mund të presësh ti. Të dy janë një! Si ajo zonja Armela, si ajo tjetra që ishte zëdhënësja reale e Bashës, e Bravës.

Faktikisht Edi Rama ka sot kontroll të plotë mbi AMA-n. E para, duhet të ndryshojë ligji dhe të hiqen zëdhënëset nga AMA. Nëse nuk duam të tallemi me Europën”.

Zjarr Tv Ad