Dëshmia, burime nga PD: Basha i gatshëm të dëshmojë për lidhjet kriminalo-politike të qeverisë

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Burime nga PD bëjnë të ditur se kreu i selisë blu, Lulzim Basha, ka shprehur gatishmerinë e plotë të kontribuojë në hetimin e autoriteteve të drejtësisë belge për dosjen e njohur si “Toyota Yaris”, ku u kapën 3.4 milionë euro.

Lideri i opozitës është shprehur i gatshëm të dëshmojë për të ndihmuar në zbardhjen e lidhjeve kriminalo-politike në aferën e pastrimit të miliona eurove me garanci politike të përfaqësuesve të lartë të pushtetit.

Në datë 24 Qershor 2018, në Portin e Durrësit , janë sekuestruar 3.4 milionë e 470 mijë euro cash, të fshehura në bagazhet e dy makinave “Toyota Yaris”, ndërsa po transportoheshin me trajler nga Belgjika.

Policia ka arrestuar 4 persona ndërsa janë shpallur në kërkim dy të rinj nga Peshkopia, por me banim në Tiranë, të cilët dyshohet se ishin porositësit e ngarkesës së sekuestruar e cila ishte nisur nga Gjermania, përmes linjës së trageteve Ancona-Bari.

Të arrestuarit:

Agim Çeka, 61 vjeç, lindur në Luz i Madh, banues në Durrës;

Edi Lika (Cani), 41 vjeç, lindur në Dibër, banues në Tiranë;

Klevi Lika, 21 vjeç, lindur në Bulqizë, banues në Tiranë;

Alban Mollaymeri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasve:

A.V. 33 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë;

E.V. 38 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë.

Kjo çështje po hetohet në Shqipëri, por edhe në Belgjikë njëkohësisht.

 

 

 

Zjarr Tv Ad