Dëshmia e Bashës në SPAK, gazetarja Lala zbulon 3 pyetjet që i bënë prokurorët belgë

0
108
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbrëmjen e djeshme në lidhje me dëshminë e kreut të PD Lulzim Basha në SPAK për çështjen “Toyota Yaris”, për të cilën u mor në pyetje sot nga 7 prokurorë belgë.

Ajo zbuloi një lidhje Skype për emisionin “Opinion” tre pyetjet e prokurorëve belgë drejtuar kryedemokratit Basha.

Lala: Basha është pyetur tre herë në prokurori një herë nga Prokuroria e Tiranës për akuzën nga Taulant Balla, hera e dytë në vitin 2019 nga prokurorët belgë dhe sot. Hetimet janë nisur nga prokuroria për Krimet e Rënda: për pastrim parash dhe grup kriminal dhe belgët nisën një hetim sepse ata duhet të kapin se nga erdhën këto para. Ata nuk janë të bindur sesi është informuar Basha për “Toyota Yaris”. Bashës i janë bërë 3 pyetje nga prokurorët belgë:

-kush është personi që e informoi

-cilat janë informacionet që ka dhënë,

-cila është mënyra sesi Basha ka marrë këto informacione, në telefon apo e-mail.

Basha fliste një emigrant shqiptar në Belgjikë që i kishte dhënë një pjesë të informacionit. Belgët sigurojnë prova dhe më pas vijojnë me arrestimin e personit.

Zjarr Tv Ad