Dëshmia e Ramës në këmbim të Vetingut/ Si po negociohet konsensusi PD-PS në kuvend

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përulësia që tregoi Edi Rama për t’u paraqitur dëshmitar në Komisionin Hetimor për inceneratorët erdhi papritur. Afera “420 milion euro” çoi në burg Lefter Kokën dhe socialistët e evitojnë si temë.

Në hetime implikohet Rama dhe bashkëpuntorët e tij më të afërt, Engjëll Agaçi, Erion Veliaj, Arben Ahmetaj etj. Me përgjigjen pozitive që i dha ftesës për t’u paraqitur si dëshmitar, kryeministri ndryshoi 180 gradë në sjelljen me opozitën.

Prej vitesh nuk i përgjigjet deputetëve të PD-së në interpelanca. Nuk ia kursen as ofendimet, as talljet dhe as etiketimet personale. Në parlament, e shpërfill krejt Lulzim Bashën. Për replika ka ngarkuar Elisa Spiropalin.

Në datën 4 Shkurt, socialistët ishin gati t’i jepnin fund Komisionit Hetimor për Inceneratorët. Jorida Tabakut i kishte dalë nga kontrolli puna në komision dhe zvarritja e procedurave ia kishte djegur afatet. Socialistët kërkuan t’i jepnin fund hetimit në Këshillin e Mandateve.

Ermonela Felaj kundërshtoi zgjatjen e afatit të hetimeve, që kishin përfunduar më 25 Janar. Por në mes të mbledhjes, Felaj dhe socialistët ndryshuan qëndrim. Papritur, Këshilli iu bind opozitës. “Maxhoranca i dha një mundësi opozitës të vijojë hetimin” tha Felaj, pa shpjeguar se pse ia dha këtë shans opozitës. Shpjegimi gjendet jashtë institucioneve shqiptare. Dy ambasadorët, Juri Kim dhe Luigji Soreka i kishin dalë kundër socialistëve \Standart

Zjarr Tv Ad