Dëshmia tronditëse nga Infektivi:”I bën mamit gjilpërë në vesh dhe u përkeqësua,asnjë nga familja nuk ka rezultuar pozitiv me Covid-19″

0
284
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas tre ditësh pa asnjë kontakt me të ëmën që është e shtruar në spitalin Infektiv, Elsa Bita nga Lushnja, jep detaje rrèqethëse në një intervistë për Fax News.

Ajo tregon nga oborri i spitalit se e ëma e saj është përkèqësuar pas një gjilpëre që pretendon se i kanë bërë në vesh, ndërkohë që doktoresha që po e trajton, thotë se nuk i është bërë një gjë e tillë.

Bita shprehet se asnjë nga familja e saj nuk është pozitive me Covid dhe pse i kanë qendruar pranë dhe i kanë shërbyer nënës 71-vjeçare.

“Është më mirë të mos i sillni njerëzit në spital. E solla në gjendje të mirë, pas tre ditësh mami më thotë që më bën një gjilpërë te veshi. Doktoresha më tha që nuk i kemi bërë asnjë gjilpërë në vesh ndërkohë që mami më tha që i bërën gjilpërën. Kishte këputje trupi, e çova në urgjencë në Lushnje dhe më thanë që dyshohet për Covid. Në Lushnje mami ishte shumë mirë. 

Pasi doli pozitive në Lushnje doktoresha na dha recetën por pasi piu ilaçet mami u bë më kèq. Më thoshte vazhdimisht që ilaçet më bëjnë më keq. Gjithë familja është negative por prèsioni i po.licisë nuk na lejon të dalim nga shtëpia kur tampon ka dal negative. Unë i kam humbur të gjithë shpresat, pres vetëm të jap shpirt në krahët e mi”, tha Elsa Bita gruaja e cila kishte mamanë në gjendje të rëndë në Infektiv.

Më tej e reja tregon dhe për kushtet skándaloze brenda spitalit, ku sipas saj pacientëve u jepet ujë nga rubineti.

“Kam mamin këtu, nuk kam marrë informacione. Kushtet brenda janë skandaloze. Mami sa ishte me gojë e fliste, më thoshte nuk më japin ujë, më thahet goja, mbushin nga rubineti. Nuk më ndërrojnë. Doktoresha më ka thënë që është para intubimit, nuk bëhet më. Nuk e kam takuar doktoreshën. Iu kam kërkuar t’i japin vetëm pak ujë. Dje ia hoqën pak i dhanë ujë, piu pak e lagu buzën.

Sa i vënë aparaturat nuk duan t’ia dinë më. Koordinatorët janë të patrajnuar, sillen shumë keq. Nuk japim dot informacion thonë. Të paktën t’i japin bebelinat. Kam 8 ditë këtu. 6 ditë kam fjetur në makinë dhe 2 ditë në hotel. Kur erdhi ishte në gjendje të mirë, fliste, me një burim oksigjeni ka qenë. Tre ditë ishte ashtu. Më thoshte pse ankohesh jashtë se më bërtasin brenda.

Çfarë të them. Jam pishman që e solla këtu. I thashë doktoreshës ma jep ta çoj në shtëpi, ta shtrëngoj në krahët e mi, të japë frymën e fundit. Ne nuk jemi kafshë, jemi njerëz, na dhemb shpirti, na dhemb xhani. Të na thonë një fjalë, të ketë një zyrë informacioni, të marrim informacion, siështë gjendja”, tha gruaja e re.

Zjarr Tv Ad