Dëshmoi 10 orë në Komisionin për incerenatorët, ja kush janë këshilltarët që shoqëruan Edi Ramën, mes tyre edhe ish-deputeti

0
156
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama dëshmoi ditën e sotme për më shumë se 10 orë në Komisionin Hetimor për inceneratorët, ku iu përgjigj pyetjeve të shumta nga kryetarja Jorida Tabaku dhe anëtarët e tjerë të Komisionit.

Por Rama në Komision nuk shkoi i vetëm, por me disa nga këshilltarët e tij. Të pranishëm gjatë dëshmisë së Ramës kanë qenë dy këshilltarët e tij juridikë, Elira Kokona dhe Herald Jonuzaj.

Gjithashtu në Komisionin Hetimor Ramën e shoqëroi edhe ish-deputeti socialist Adnor Shameti, tashmë në rolin e këshilltarit. I pranishëm krah Ramës ishte edhe Shefi i Protokollit të kryeministrisë, Florian Spahiu.

Elira Kokona dhe Adnor Shameti ishin dy këshilltarët më të rëndësishëm në dëshminë e sotme të Ramës, të cilët e ndihmuan kryeministrin duke i vënë në dispozicion edhe dokuemntet e nevojshme në bazë të pyetjeve që iu drejtuan.

Zjarr Tv Ad