“Dështim i radhës”, Ngjela për protestën e PD-së: Nëse ka dhunë, do t’i çojnë në shtëpi më gaz

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati Spartak Ngjela komentoi protestën e 7 korrikut të paralajmëruar nga PD e Rithemelimit, duke thënë se do të jetë dështimi i radhës.

Ai tha në një intervistë për “Ora News” se nëse do të ketë dhunë, protestuesit do të shpërndahen në shtëpitë e tyre me gaz lotsjellës.

“Po të bëjë dhunë do të ketë gaz lotsjellës dhe do të ikin në shtëpi”, u shpreh Ngjela.

Sa i përket organizimit të protestës, avkokati theksoi se arsyet janë të pamotivuara.

“Nuk di cila është kërkesa.Duhet ta arsyetojë krizën ekonomike kurse çmimet dalin në treg nuk i ka shteti, është shtet kapitalist. Çmimet janë ngritur sepse Shqipëria nuk ka prodhim.

Kush e zhduki prodhimin? Ata që eleminuan 500 fabrika me paratë e kundërshtarëve të Shqipërisë. Ka histori të dhimbshme Shqipëria në 30 vjet. Shqipëria nuk ka prodhim, qeveria aktuale nuk ka bërë lojë 8 vjeçare për prodhim”, tha avokati.

Zjarr Tv Ad